I riu shqiptar i dha fund jetës në komisariatin e Kavajës/ Flet Babai: Pólici qensh, e morën për një derë

Një ngjarje e trsihtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Kavajës, ku një person i ndaluar i ka dhënë fund jetës në ambientet ku ishte shoqëruar nga policia.31-vjeçari Ilvi Meta i ka dhënë fund jetës duke u varur brenda qelisë me lidhëset e këpucëve. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe babi i vik timës, Agim Meta, i cili akuzon poli cinë.

Duke folur për mediat Agim Meta ka deklaruar se djalin e tij e kishin akuzuar për vjedhjen e një dere alumini. “Polici qensh, Djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, u shpreh babai i viktimës për mediat.“Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç.Ai është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Ares. t në bu.g”, për vjedhje.Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e pol icisë.


You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *