
Pacin jetën e gjatë/ Nëntënjakët e vetëm në botë festojnë ditëlindjen e tyre të parë dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë

Nëntënjakët e vetëm në botë – nëntë bebet nga Mali të lindura të gjitha në të njëjtën kohë – janë “në shëndet të plotë” teksa festuan ditëlindjen e tyre të parë, tha dje babai i tyre. “Ata kanë nisur të lëvizin me zvarritje. Disa rrinë ulur dhe mund të ecin duke u mbajtur te diçka”, tha për rrjetin BBC, Abdelkader Arby, ushtarak në ushtrinë e Malit.Bebet mbeten ende në klinikën në Marok ku dhe lindën, ndërsa nëna e tyre 26 vjeçare Halima Cissé, gjithashtu është mirë.
“Përveç gruas time janë dhe infermierët që na ndihmojnë të kujdesemi për fëmijët”, shton babai. Bebet – pesë vajza e katër djem – lindën pas 30 javësh shtatzanie, pra gati 7 javë para kohe dhe peshonin nga 500g deri në 1kg tha profesor Youssef Alaoui, drejtori mjekësor i klinikës Ain Borja në kohën e lindjes.Djemtë quhen Mohammed VI, Oumar, Elhadji e Bah, ndërsa vajzat u quajtën Kadidia, Fatouma, Haëa, Adama e Oumou. Secili prej tyre ka një karakter unik, thotë babai, duke falenderuar qeverinë për ndihmën dhe kujdesin për nëntë bebet.