Pasi u arratisën, lopët sulmuan fermerët – policia në Gjermani u detyruar të vriste dy prej tyre

Një veprim rutinë në një fermë pranë Wimpasing doli jashtë kontrollit mëngjesin e 4 majit.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, pak para orës 11:00, disa lopë u dërguan në një kullotë verore me një mjet transporti, por kur u shkarkuan, gjashtë lopë papritmas thyen gardhin e kullotës dhe u larguan pa u ndalur.

Edhe pse dy fermerë ishin në vend, kafshët nuk ndaluan.

Si pasojë, meqenëse bagëtitë ishin jo larg linjës hekurudhore midis Mühldorf dhe Landshut, ajo duhej të mbyllej përkohësisht për arsye sigurie.

Rreth një orë e gjysmë më vonë, zyrtarët e alarmuar dhe fermerë të tjerë që nxituan, arritën të kapnin dy bagëtitë.

Me dy bagëti të tjera, ekspertët nuk panë asnjë shans tjetër të mërkurën dhe iu desh të vrisnin kafshët.

“Në fillim u bë një përpjekje për të trullosur kafshën”, ka thënë fermeri dhe kryetari i dytë i bashkisë së Erharting, Christian Mittermüller, por fatkeqësisht pa sukses.

Kështu, pasuan disa të shtëna.

“Kishte rrezik përpara!”, arsyeton ai procedurën. Dhe shpjegon: “Nëse një lopë agresive vrapon drejt teje, mund të jetë edhe fatale!”, thotë Mitermüller, duke treguar se një nga bagëtitë e vrarë kishte sulmuar një kasap para se të marrë goditjen fatale.

Kafsha e fundit ende endet përreth dhe disa oficerë janë ende në detyrë.

“Për fat të keq, zona është shumë konfuze. Supozojmë se lopa është aktualisht në një pyll”, shton zëdhënësi në një intervistë për innsalzach24.de.

Shpresohet që kafsha të qetësohet me kalimin e kohës dhe “nëse ka uri, të shkojë e qetë në një livadh”, ku ndoshta do të mund të kapet më lehtësisht. /Telegrafi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.