
52-vjecarja shqiptare i dha fund jetës/ Flet vjehrra e saj: E mirë ka qenë, e ndershme, s’jemi zënë asnjëherë! E mori më qafë e motra

Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, e vjehrra e gruas 52 vjece që u hodh dje nga kati i katërt në pallat, Violeta, ka treguar marrëdhënien që kishte me të.Ajo tha se nusja e djalit e kishte respektuar dhe s’kanë pasur probleme, ndërsa shtoi se debatet me djalin e saj, kanë ndodhur muajt e fundit.“Unë skam komunikim fare me njerëzit e Bardhës. Edhe Bardha vetë nuk flisnin me të. Nuk i hapnin derën.
Shkoi çuni në degë atë natë. S’i takova dot. Unë i kërkova nipit që ta merrte nënën se ajo u largua. Ditën që u hodh s’pashë të kishte gjë në dorë momentin kur kreu aktin. Vetëm kur më thërriti komshia. Nuk dëgjova asgjë.Më thërriti komshia që Bardha ishte në mes të rrugës. Unë e shkunda, e thërrita, por s’më foli. Po që të kemi bërë sherr me Bardhën… S’ishte e keqe, pse të them kot. Ajo na respektonte. Ishte nikoqire për shtëpi, nuk hedh asgjë. Atë në qafë e mori motra e vet”, tha vjehrra.