‘Bëhet e gjallë’ 13-vjeçarja që u zhduk në Fushë Kosovë, rrëfen në Polici: Isha me një person, tentuam të bëjmë marrëdhënie në një bodrum

Mbrëmë pas mesnatës, një nënë në Fushë Kosovë ka deklaruar në Polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se prindi ka deklaruar që vajza e ka thirrur në telefon nënën e saj dhe i ka thënë se është me një person (emër i njohur për redaksinë) dhe më pas e ka fikur telefonin.

Nëna është paraqitur edhe sot në Polici, ku ka deklaruar se vajza e saj është kthyer në shtëpi dhe e njëjta më pas është intervistuar.

13-vjeçarja ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë jashtë shtëpisë, ka qëndruar bashkë me një burrë, në bodrumin e një banese në Fushë Kosovë dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Siç mëson Sinjali, prokurori kujdestar për të mitur ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Dhunim”, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se edhe i dyshuari është i mitur dhe se ai është duke u intervistuar nga njësia e hetimeve.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.