Flet Bashkëshorti i gruas që i dha fund jetës në Elbasan/ Kemi shkuar shumë mirë, asaj i dhembte koka

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të gazetares dhe autores Evis Ahmeti, Pëllumb Likrama, bashkëshorti i 52-vjeçares që u vetëflijua ditën e djeshme, ka treguar versionin e tij të historisë sa i takon raportit që ka pasur me bashkëshorten.Ai ka deklaruar se ata janë martuar me dashuri dhe se kanë pasur raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa ka mohuar se ai ka ushtruar dhnë ndaj saj, apo se ajo ka pasur konflikte me nënën e tij dhe motrën.Ai thotë se dy dita para ngjarjes, Fatbardhai kishte pohuar se kunati i saj, burri i motrës, i kishte gjetur punë, por se ai nuk ishte dakord me këtë vendim.