
Flet vjehrra pasi nusja i dha fund jetës/ Me mua shkonte mirë, po rrinte shumë shtrirë

Vjehrra e Fatbardha Likramës ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” një ditë pasi nusja e saj u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Elbasan.
“Unë nuk flas fare me motrën e saj. Edhe Bardha vetë nuk fliste me atë nuk shkonte. Shkonte deri te dera ajo nuk ia hapte dera. I thoja pse nuk qëndrove te motra. Ata nuk ma hapën derën tha. Nuk e shaj ka qenë e mirë. Ajo dy muajt e fundit u sëmur dhe nuk ishte në rregull. Rrinte shtrirë. Vinte nga puna thoshte nuk kam fuqi.
I thoja pse mi none po kur të bëhesh sa unë ti. Të dy fëmijët janë të sëmurë me probleme të shëndetit mendor. I thoja hajde shkojmë të dyja te doktori. Thoshte jo jo. U ngrit dhe iku në punë. Erdhi pastaj. I thashë mos shko në punë kur nuk je mirë. Disa ditë ikte pa pyetur. Shkonte tinëz te kjo. Nuk e dinim se fliste me këtë”, shprehet ajo.
Vjehrra shton se ajo ishte larguar nga banesa dhe ka qenë i biri ai që e ka rikthyer në shtëpi. Ajo shprehet se ditën e ngjarjes së rëndë, e para që e ka konstatuar trupin e pajetë të nuses së saj ka qenë komshia e cila e ka njoftuar.