Që arsimi në Shqipëri ka prekur fundin kjo dihet prej kohsh, që instituticionet tona vazhdojnë të heshtin dhe të mbyllin gojën edhe kjo dihet, por problemi është a do dalim dot nga kjo situatë dhe si?Një nxënëse në Sarandë ka hedhur nga shkallët një tjetër vajzë, brenda shkollës ku ato gjendeshin. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Sarandës dhe sot policia njoftoi se ka nisur hetim penal për vajzën që dyshohet se kreu këtë veprimq ë konsiderohet vepër penale.
Specialistët e Hetimit të Kr imit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetases E. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë.Në ambientet e brendshme të shkollës adoleshentja ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe, tha policia lokale, citon noa.al. Gjendja e 19 vjeçares është e mirë, pa pasoja fizike.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë bëma të tilla që ndodhin brenda shkollave tona.Kush e ka fajin? Kësaj pyetje nuk mund t’i japësh dot një përgjigje të prerë sepse ka shumë ‘aktorë’ që kanë përgjegjësi duke filluar nga vetë familja, nga shkolla, drejtuesit dhe mësuësit si dhe aktori kryesor që janë instituticionet shtetërore.