Madhështore/ Adoleshenti grek i mori jetën! Familja e 31-vjeçarit shqiptar dhuron organet e djalit të tyre për të shpëtuar 4 njerëz

Në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 27 prill ndodhi një sh err mes një shqiptari dhe një greku, që përfundoi me një viktimë.Pas një konflikti verbal, 31-vjeçari shqiptar u godit me sende të forta nga një 17-vjeçar grek. Shqiptari ndërroi jetë në spital pas disa ditësh mjekim intensiv, ndërsa autori është vënë në pranga nga autoritetet greke.Ndërkohë pas tragjedisë që iu ndodhu, familjarët e shqiptarit do të dhurojnë organet e 31-vjeçarit shqiptar për personat që kanë nevojë.

Mediat greke e quajnë këtë gjest të familjes shqiptare si dhuratë jete. Sipas informacioneve, procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar për të mos humbur kohë për jetën e përfituesve, të cilët u duhet të presin me javë dhe muaj deri në gjetjen e një donatori.Bëhet me dije se do jenë 4 persona, jeta e të cilëve do të shpëtohet piëkrisht nga ky gjest i jashtëzakonshëm i familjes së 31-vjecarit shqiptar.Mediat vendase dhe shumë njerëz publik apo dhe të zakonshëm e kanë lavdëruar këtë gjest të familjes shqiptare, pas një tragjedie të tillë që iu ndodhi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *