Marrëdhënia mes Ilirit dhe Sabianit ishte më e ngushta në Big Brother, por duket se nuk është më si më parë. Këtë e konfirmoi këngëtari ndërsa ishte i ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj.Sabiani tha se ishte zhgënjyer nga personi që e konsideronte si vëlla. Përmes disa pyetjeve nga Romeo Veshaj, ai rrëfeu se Ilir Shqiri kishte përfituar nga mirësia e tij duke i habitur të gjithë.
Romeo: Çfarë do të bëje ndryshe po të ishe sërish? Sabiani: Nuk do shihja dot debate, do ta bëja ndryshe. Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty, por ka përfituar nga unë..Romeo: Kur do heqësh dorë nga muzika? Sabiani: Kur të mos donte Zoti do ta lija muzikën sepse është ai që më drejton mua për muzikën dhe normalisht që jam shumë i sigurt.Kujtojmë se balerini Ilir Shaqiri, i cili fitoi edhe çmimin e madh në Big Brother VIP krijoi miqësi me Sabianin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.