Vëllai i Arjan Salës tregon si ia thane djalit të të ndjerit/ Babi të sheh nga qielli

Emri i Arjan Salës nuk do të harrohet asnjëherë nga shqiptarët, ai u bë hero duke sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar jetën e 25 apo më shumë punojësve të tjerë, pas zjarrit që ra në ambientin e tyre të punës.Ai ka lënë pas një djalë 5-vjecar, Aronin, i cili së fundmi është përzgjedhur bashkë me 10 vogëlushë të tjerë në nismën e qeverisë për mbështetjen e fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrësEdmond Sala, vëllai i Arjan Salës i cili humbi jetën në zjarrin që ra në një qendër tregtare para disa muajsh tregoi për “Shqipëria Live” se si ia kanë shpjeguar të gjithë situatën nipit të tij.