Po bëj lek me emrin tend/ Njihuni me Vip-at shqiptarë që u pasuruan falë partnerëve

Ndodh shpeshherë që atë që nuk e merr dot vetë, të ta jap dikush tjetër. E sidomos në shoëbiz kjo gjë ndodh shpesh. Ka nga ata personazhe që kishin një profesion komplet tjetër e u bënë të famshëm nga partnerët, por edhe nga ata që nuk kishin spikatur në karrierë derisa u dashuruan me një VIP.

Donald dhe Romeo Veshaj janë pikërisht rasti i parë që veç tentativave për karrierë morën famë dhe super xhiro nga të dashurat e tyre asokohe Romeo nga Jonida Maliqi dhe Donaldi nga Bora Zemani.

Aleksia Peleshi, ndonse njihej si vajza e Niko Peleshit u bë pjesë e showbizit nga lidhja e saj me Romeon. Në fund të fundit siç e bënë të famshëm Romeon, ai bërë Aleksian.

Sara Hoxha jetonte jashtë Shqipërisë derisa u lidh me Ledrin dhe nisi edhe jetën prej blogereje në Instagram e shumë shpejt u kthye në personazh të dashur!

Arjana Fejzullahu, bashkëshortja e Ermal Fejzullahu bëri të njëjtën gjë si Sara Hoxha e tashmë ka edhe bizneset e saj veç se blogere.
Eduart Grishaj, ndonse regjisor në profesion u përfshi në showbiz pas lidhjes me moderatoren Arbana Osmani.

Adis Patushi, u njoh dikur si burri i Adrola Dushit, e tani më si i dashuri i Fifit.

Këto janë vetëm disa nga rastet që kanë tërhequr vëmendjen tonë sepse sigurisht mund të ketë edhe shumë të tjerë, por gjithësesi kur ju jepet mundësia pse mos ta bëjnë! Të bëhesh I famshëm në Shqipëri, është njëlloj si të hash bukë, e falë Instagramit të ofron e 2-3 benefite

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.