Zi e madhe/ Shpërthim i fuqishëm në një hotel, raportohet për disa jetë të humbura

Debris is scattered after an explosion destroyed the Hotel Saratoga, in Havana, Cuba May 6, 2022. REUTERS/Alexandre Meneghini

Një shpërthim është regjistruar pranë një hoteli në Havana të Kubës ku si pasojë vdiqën 8 persona e u plagosën mbi 30 të tjerë.

Sipas CNN, nga informacionet e para dyshohet për një rrjedhje gazi duke shkaktuar shpërthimin në Hotel Saratoga.

“Gjithçka tregon se shpërthimi u shkaktua nga një aksident”, tha Zyra Presidenciale Kubane në një postim në Twitter, duke shtuar se të paktën 30 persona janë shtruar në spital pas shpërthimit të së premtes.

Dëshmitarët përshkruan një “shpërthim masiv”, i cili u duk se shkatërroi autobusë dhe makina jashtë hotelit në qendër të qytetit.

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan fasadën e prishur të të paktën tre kateve të ndërtesës. Shtyllat e pluhurit dhe tymit mund të shiheshin që ngriheshin rreth mbeturinave në tokë.

Presidenti Kuban Miguel Diaz-Canel vizitoi vendin e shpërthimit të premten dhe spitalin Hermanos Ameijeras, ku u dërguan një numër viktimash, sipas imazheve të shpërndara nga Zyra Presidenciale në Twitter.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.