Artisti shqiptar për Donaldin: Është skandal, nuk di të këndojë

Mateus Frroku është shprehur sot gjatë një interviste se Donald Veshaj nuk di të këndojë, duke iu përgjigjur disa pyetjeve në kuadër të një loje, kur këngëtari u pyet për një emër që është skandal dhe nuk di të këndojë, ai përmendi aktorin e humorit.

“Kush është skandal dhe s’di të këndoja fare ama ka bërë koncerte? Është Donald Veshaj“, tha ai.

Kutojmë që Donaldi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është angazhuar me disa projekte muzikore dhe me koncerte jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

Në fillim publikoi këngën “Nuk je”, një dedikim ndaj Bora Zemanit, më pas solli një duet me binjakun e tij dhe Elgit Dodën me titullin “Picasso”, pak ditë më parë, gjatë një interviste, Donaldi pranoi se nuk e konsideron veten një këngëtar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.