Beniada tregon historinë interesante me një shqiptar në Turqi

Beniada Nishani po vazhdon të ndiqet me mjaft kuriozitet edhe pas përfundimit të BBV, modelja dhe ish-banorja e BBV, ka disa ditë që po shijon pushimet në Stamboll ku nuk kanë munguar imazhet e shumta që ka ndarë në ‘Instagram’.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo rrëfeu gafën e fundit që i ka ndodhur gjatë pushimeve.
Edhe Beniadës siç çdo shqiptari jashtë që i ka ndodhur të paktën një herë, edhe ajo ka “sharë” dikë me mendimin se është i huaj, e ndërkohë personi në fjalë ka qëlluar që është po ashtu shqiptar.
“O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli, dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori, e ky djali aty, Ada thotë shife sa i lezeçëm ky djali, e unë i them, ha mo se s’qenka gjo plotë me qime deri tek qafa, e vazhdojmë në gallatë si gocat, ku ky kthehet mbas një minuti, e thotë përshëndetje, ju jeni shqiptare dhe juve, na iku ftyra”, ka treguar më tej Beniada në videon e postuar./Lajmi.net/