Del intervista e fshehtë e Rugovës/ Shqiptarët katolikë, na kthyen me forcë në muslimanë

Ish-president tashmë i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, nuk ka ngurruar të përgjigjet sa herë është pyetur rreth krishterimit, islamit dhe identitetit të kosovarëve duke qenë shumë i qartë me fjalët e tij.Rugova ka parashtruar pikëpamjet e tij në një intervistë për gazetën e njohur italiane Corriere Della Sera në vitin 2003, të cilën e ka përkthyer gazeta Nacionale në Kosovë dhe e risolli për publikun.I pyetur nëse ishte konvertuar në të krishter, Rugova thotë se ai sot “gëzon një llojë simpatie shumë të veçantë për edukatën krishtere dhe pjesën perëndimore”.

Ish-presidenti që ndërroi jetë në vitin 2006 ka një qëndrim të qartë rreth arsyes se pse shqiptarët u konvertuan në Islam. Në pikëvështrimin e Rugovës, që si kritik letrat s’është qe njihej për njohuri të thella historike, shqiptarët ishin konvertuar në mysliman për shkak të dhnës.“Edukata jonë është me prejardhje perëndimore. Edhe historikisht besimi i parë fetar i praktikuar nga populli shqiptar ka qenë ai krishter. Xhamiat dhe pjesët tjera kanë ardhur më vonë.Që prej Ilirëve dhe Romakëve, ka pasur në këto toka gjurmë të krishterizmit. Ndërkaq, me ardhjen e Otomanëve një pjesë e popullatës u detyrua me dhunë që të konvertohej në fenë islame.Kjo ka ndodhur edhe pas Skënderbeut dhe rezistencës së tij ndaj pushtimit turk”, thekson Rugova në intervistën për gazetën italiane duke i mëshuar këtij fakti.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *