Donaldi i del në krahë Beatrixës/ I vjen keq për këngëtaren: Ja deklarata…

Big Brother Vip ishte shumë i vrullshëm. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip” Beatrix Ramosaj ka qënë vazhdimisht në vëmendjen e publikut dhe madje është gjykuar tepër ashpër për veprimet e saj.Këto komente e kanë mërzitur mjaft këngëtaren dhe ajo publikoi një video ne Instagram, duke adresuar bullizmin që i është bërë nga njerëzit në internet.

Në video ajo u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen.Këngëtarja e njohur këtë video e ka bërë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, ku shprehet se nuk duhet ta pranojnë dhnën përshirë edhe atë “online” dhe për t’i mbështetur ata në lidhje me diçka të tillë.Tanimë në lidhje ne këtë temë ka folur edhe Donald Veshaj në emisionin e tij më të ri duke u shprehur indinjatën e tij për njerëzit që bëjnë komente negative dhe lënduese duke i quajtur me ironi “filozofë që dinë cdo gjë”.“Nëse unë bëj gabim ata nuk e pranojnë, kërkoj falje për gabimin, ata nuk e pranojnë. Unë mendoj se secili nga ne është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet.Të lidhesh është gabim, të qeshësh është gabim, të qash është gabim, të ndahesh është gabim. Për ata je një gabim i gjallë. Kujdes nga ata, nuk të duan por të ndjekin, duan të të injorojnë ama të komentojnë. Ata të mësojnë se si është dashuria, ku vetë ata gabojnë dhe tradhtojnë”-u shpreh ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.