Efi habit me deklaratën e saj të fundit: Do doja të kisha fat në dashuri si…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, ishte e ftuar sot në rubrikën “Në Trotuar” në emisionin “E Diell”, tema e parë ishte pikërisht për virtytet e saj, teksa të pranishmit në këtë rubrikë dhanë opinionet e tyre për Efin, nuk munguan as pyetjet për të.

Kur u bë pjesë e programit të dashurisë është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me këngëtaren, Elvana Gjata dhe moderatoren, Bora Zemani.

E pyetja e parë për Efin ishte: “Do doje të kishte fat në dashuri si Bora, një karrierë si ajo apo të bekohesh me një djalë si Arbnori?”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u përgjigj shumë sinqerisht duke thënë se e “adhuronte Bora Zemanin”.

“Normale që po, e adhuroj Borën e do doja të kisha fat në dashuri, karrierë apo një djalë si Arbnori”, ndërsa kur u pyet nëse do donte të prezantonte “Për’puthen”, Efi tha se “po” pasi “do ishte një gje shumë e bukur”./syri.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.