E ftuar në “WhyNot” në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, Adrola Dushi, ka folur edhe për Fifin, e cila është përfolur se është në një marrëdhënie me ish-burrin e modeles, Adis Patushi.Teksa u pyet nga moderatorja se çfarë mendon për Fifin, Adrola ka habitur me fjalët e saj duke thënë: Fifi është një artiste që na ka prek zemrën të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste.Adrola ka folur se si është marrëdhënia e saj me të birin. Modelja u shpreh se për djalin e saj është e gatshme të bëjë gjithçka, ndërsa ka theksuar se ndihet e bekuar që ka një fëmijë të tillë.“Për Troin nuk kam rregulla, nuk kam limite, nuk kam asgjë. Kur vjen puna te Troi jam njeri tjetër. Kam një komunikim shumë të mirë me Troin që nuk kam nevojë as t’i bërtas.
E din kur gabon, e dinë kur duhet të qetësohet dhe unë jam shumë e bekuar me atë fëmijë”, tha Adrola.Ajo ka folur për Ardit Gjebrean, Gentin dhe Marcelën. Po ashtu ajo ka komentuar dhe këngëtarin Capital T, me të cilin u përfol se modelja ishte në një marrëdhënie. Ajo tha se Capital T është një super artist dhe meriton një duartrokitje shumë të madhe.Adrola Dushi: Genti mendoj se është një nga vokalet më të mira shqiptare. E adhuroj zërin e tij. Ishte një nga artistët që s’do i thosha kurrë jo. Është super artist, dhe ndonjëherë më vjen keq që është në Shqipëri.Ardit Gjebrea, jam shumë e lumtur që kam bashkëpunuar me të. Më ka bërë një skaner sapo më ka parë. Unë jam një natyrë që nëse m bërtet më fut frikën. Ai e ka kuptuar sapo më ka parë. Ka qenë shpëtim për mua.Capital T, është super artist. Capital punon dhe e do shumë punën e tij. Meriton duartrokitje shumë të madhe. Marcela është një nga njerëzit që ka vlerësuar Adrolën kur Adrola nuk dinte se çfarë është e jeta. Më ka mbajtur afër gjithmonë. Është shembull për tu ndjekur.