Kisha vajzen me vete ndaj ika/ Flet njeriu qe perplasi ciftin me femijen 3 muajsh ne mes te Tiranes…

Detaje të reja mësohen nga angjarja ndodhur në Tiranë në “Rrugën e Kavajës”, ku një mjet tip “G-Class” mori para një çift dhe foshnjën e tyre, 3 muajshe, të tre janë jashtë rrezikut për jetën.Burime bëjnë me dije se shoferi i mjetit, Ajas Sulejmani nuk ka qenë i vetëm në makinë.

Ai ka qenë bashkë me ksuhëririn që u ndalua direkt nga poli cia dhe të bijën e tij.39-vjeçari ka deklaruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit se ka pasur dhe të bijën në mjet me të. Sipas tij, në momentin e aksidentit në mjet ka qenë vajza, vetëm 4 vjeç, e cila ka marrë edhe lëndime nga përplasja.Sulejmani pretendon se ka ikur nga vendi i ngjarjes për të dërguar të bijën në spital, megjithatë mbetet e paqartë se me çfarë pasi mjetin e la në vendin e ngjarjes.Ndërsa më pas, ka shtuar se në momentin që është siguruar se e bija është mirë, ka ikur nga spitali dhe ka telefonuar Policinë e Shtetit për t’u vetëdorëzuar.Megjithatë deri më tani nuk dihet se në cilin spital ka shkuar ai me të bijën, e nëse ky version është ashtu siç e tregon autori, ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar lidhur me kapjen e tij.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *