
Presidentja Osmani u operua për shkaqe shëndetësore?

Gazeta turke Hurryiet ka raportuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kreu një intervenim kirurgjik duke e hequr një pjesë pjesë të lukthit, në Ankara të Turqisë.
Ndërhyrja nëpër të cilën raportohet të ketë kaluar shefja e shtetit u bë për shkaqe jo estetike.
Intervenimin e kësaj natyre e shpjegoi për Klan Kosovën, drejtori i klinikës së kirurgjisë abdominale, Ferat Sallahu.
Metoda me tub, apo sliv-gastrestomia mund të kryhet me laparaskop dhe me hapje të lukthit.
E nëse je president shteti, sipas Kushtetutës, kjo i bie që gjatë asaj kohe, përgjegjësitë presidenciale duhet t’i kalojnë kryetarit të Kuvendit.
Në këtë rast zyra e Glauk Konjufcës nuk ka pranuar asnjëherë një urdhër të tillë, siç konfirmoi për Klan Kosovën, Ilir Kërçeli, shef i stafit të tij.