A kanë shpirt këta njerëz/ Familja nga Korça nuk lë nusen të shkojë në dasmën e vëllait dhe në va rrimin e xhaxhait

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë nëna e një djali au tik Antigona. Ajo ka rrëfyer se është nga Bureli dhe u martua në Korçë. Prob lemet më të mëdha në familje nisën kur lindi djali. Burri i saj ndikohej shumë nga prindërit të cilët nuk i jepnin lekë për nevojat e tyre personale. Pasi lindi djali, ai filloi të kishte pro bleme shëndetësore dhe ata nuk dëshironin ta dërgonin nëpër spitale apo t’i blinin ilaçet që i duheshin.Madje e keq ushqyenin, ndaj e pakënaqur, Antigona e mori djalin kur ai ishte vetëm një vjeç dhe iku nga shtëpia e të shoqit, i cili nuk donte t’ja dinte për ta. Ndarja zyrtare me dokumenta është bërë në muajin Qershor të këtij viti. Antigona para 5 vitesh, u vendos në Durrës, në një shtëpi me qera, ku jeton vetëm me djalin.Zgjodhi të shkonte në Durrës sepse dhe i vëllai jeton në Durrës, me qera.
Mirela Milori: Ti u ktheve tek prindërit e tu, çfarë qëndrimi mbajti bashkëshorti jot?Antigona: Asnjë gjë, kishin bërë një denoncim sepse isha larguar pa iu thënë gjë dhe unë i thashë policisë që jam tek prindërit e mi dhe tek ai nuk kthehem më dhe humbi si çështje. As nuk ka ardhur ta shohë më, asnjëherë këto vite, vetëm e ka parë në seancën e gjyqit.