Besa Kokëdhima flet për Ronela Hajatin, ka një mesazh për ata që kritikuan

Ronela Hajati ka qenë përfaqësuesja e këtij viti në Eurovision 2022 me këngën “Sekret”.
Ajo performoi në natën e parë gjysmëfinale, ndërkohë që nuk arriti të kalonte në finale.
Pas performancës, artistja e njohur mori kritika të shumta për paraqitjen e në tërësi për veshjen që u cilësua si vulgare.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila në një postim liston një sërë pikash për atë se si duhet të jetë, e çfarë të bëhet në këtë drejtim përpara se të paragjykohet Ronela.
“Pjesëmarrësit në Eurovizion kanë nevojë për staf profesionistë të duhur të trajnuar, prezenca në skenë, regjia, skenografia, stilistët, mesazhi etj, këto as nuk mund të jenë të rastësishme, as barrë e artistit, ju lutem ndani festivalin e RTSH nga seleksionimi i këngës përfaqësuese në Eurovision, këto kompeticione në ADN kanë objektiva të ndryshëm, përgatisni trerrenin e duhur që të merrni më shumë këngë cilësore dhe të rrisni konkurrencën në garë përpara se të selektoni, nëse nuk ju pëlqen muzika që përzgjidhni” ka shkuar nder te tjera ajo.