Dafina Zeqiri i thotë lamtumirë tatuazhit të saj ikonik

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera në industrisë tonë muzikore, artistja është dalluar gjithmonë për paraqitjen e saj ekstarvagante.
Këngëtarja kosovare gjatë ditës së sotme ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga një studio tatuazhesh, ajo ka zgjedhur të gdhend në trupin e saj tatuazhin më të ri, dedikuar ekipit të saj muzikor “MoneyzMusic”.
Shkronjën M që përkon me emrin e skuadrës së saj, Dafina e ka bërë tatu në mes të kraharorit, kështu ajo ka “zëvendësuar” disi tatuazhin e saj ikonik që kishte nisur t’i zbehej në kraharor.
“Për ekipin,”-shkruan përbri fotos këngëtarja duke bërë tag edhe MoneyzMusic.
Para disa orësh Dafi bëri një tjetër postim në instastory, duke treguar këmbën e vendosur në një karrige dhe sipër gjurit i ka vënë një qese me akull, krahas fotos ajo shkroi: “Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”