Jeta është aritmetikë Olimbi/ Prindërit padisin djalin dhe nusen në gjykatë, arsyeja do iu habisë

Ka ndodhur në shtetin verior indian tc Uttarakhand. Një çift indian ka paditur djalin dhe nusen e tyre në gjykatë për shkak se nuk u kanë dhënë nipër dhe mbesa.Sanjeev dhe Sadhana Prasad thonë se fakti që djali i tyre nuk u ka dhënë nip u kishte shkaktuar atyre “agoni dhe shqetësim mendor”.Prasadët thonë se kishin shpenzuar shumë para për rritjen dhe edukimin e djalit të tyre dhe donin të kompensoheshin për paratë që kishin shpenzuar.E pabesueshme edhe shuma që kërkojnë për kompensim.

Në dokumentet ligjore, Prasads kërkojnë që djali i tyre Shrey Sagar dhe gruaja e tij Shubhangi ose t’i dhurojnë një nip brenda një viti ose t’u paguajnë 520,000 £.Babai i djalit shpjegoi se ai kishte paguar për dasmën e Shrey-t dhe Shubhangi-t në një hotel me pesë yje, u dha atyre një makinë luksoze me vlerë 63,000 £ dhe e kishte mbështetur financiarisht Shrey-n për dy vjet derisa ai arriti të gjente një punë si pilot. Ai thotë se kishte paguar edhe djalin dhe nusen e tij për të shkuar në Tajlandë në një muaj mjalti të shtrenjtë.“I dhashë djalit tim të gjitha paratë dhe e trajnova në Amerikë. Nuk kam para tani. Ne kemi marrë një kredi nga banka për të ndërtuar një shtëpi. Ne jemi të trazuar financiarisht dhe personalisht,” u tha z. Prasad gazetarëve. Jeta është llogari!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.