
Kjo është surpriza që Gold Ag i bëri Robin Krasniqit në dasmë

Në fillim të kësaj jave u mbajt dasma e Robinit dhe Marigonës.
Ekipi i emisionit “Mirage” solli pamje nga dasma e çiftit.
Në dasmë u panë shumë mysafirë, prej tyre edhe fytyra të njohura publike.
Ndër ta ishte edhe reperi Gold Ag, ku për “Mirage” tregoi se si e uroi çiftin për martesën.
Po ashtu ai i bëri edhe një surprizë Robinit, ku motra e Robinit e kishte thirr ne telefon duke i thene se “haxhia e ka plan me te thirr ne dasem, a bene mos me ardh si i ftuar po me ardh si surpriz”.
Gold Ag u shfaq ne dasem duke kenduar nje pjese te kenges dhe ne kete menyre e befasoj Robinin.