Bora-Donald është dyshja më e përfolur dhe historia e tyre përflitet me të madhe. Ata dhuruan show në Big Brother dhe tashmë ka nisur “skenari” dhe në jetën e përditshme.Sipas Kryefjala.com të Olti Currit, Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka patur në Kosovë.Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer.Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.
“Në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik”, nënvizon Kryefjala që nënkupton se kanë qenë në të njëjtën makinë.Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.“Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte.“Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime.Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat.“Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…”, shkruante Bora. Mirëpo, prezantuesja nuk mohoi që mund të ketë dedikime dhe falje.