Ngjarje e rëndë në Liqenin e Tiranës/ Një i ri tenton t’i japë fund jetës: E kanë cuar me urgjencë në spital

Një ngjarje e trishtë është regjistruar në Tiranë ku një 33-vjeçar ka pirë fotoksinë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur të Liqeni Artificial në kryeqytet, ku shtetasi Sh.Sh, dyshohet se ka pirë fotoksinë.Menjëherë ai është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.“Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh. Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.Ende nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë të riun të bëjë këtë veprim dhe për këtë duhet pritur hetimi i plotë i ngjarjes dhe njoftimi i policisë.Muajt e fundit janë shtuar shumë rastet në gjithë Shqipërinë ku njerëzit i japin fund jetës së tyre në mënyra nga më të ndryshme.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *