“Dikur me tha…”, Atdheu thumbon Borën pasi u pa me Donaldin

Bora Zemani mbrëmë është parë bashkë me Donald Veshaj.

Kjo pasi dyshja kanë qenë të ftuar në sfilitën e stilistit, Valdrin Sahiti, i cili ka prezantuar koleksionin e ri.

Për këtë ka reaguar edhe ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, i cili ka thumbuar Bora Zemanin.

Atdheu, i cili është përfolur shumë për raportin me moderatoren, ka publikuar disa foto, ku edhe pse nuk përmend emra, është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të tyre.

Në fillim, ai ka publikuar një emoji të Tokës, detaj që është interpretuar si një mesazh se “bota është e rrumbullakët”.

Më pas, krahas disa fotove të tij, ai ka shkruar: “Dikur nga fundi më tha njeri i vogël.

Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”, fjalë të cilat i ka shoqëruar me një emoji.

Ndryshe, Donaldi ka thënë se ka kërkuar falje nga moderatorja dhe është pishman për gjitha veprimet e tij.

Shiko videot:

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.