Mbi 20 nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë

Të paktën 25 nxënës janë pranuar në Spitalin e Mitrovicës me dyshimin se janë helmuar. Ndërkohë, edhe dhjetëra të tjerë janë duke u dërguar aty.

Bëhet fjalë për dy autobusë me nxënës, që nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në ekskursion në komunën e Mitrovicës.


Siç mëson Klankosova.tv, të njëjtit janë helmuar në një restorant në Mitrovicë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me drejtorin e QKMF-së, Fevzi Sulejmani, i cili edhe ka konfirmuar rastin dhe numrin në rritje të të helmuarve.

“Dy autobusë janë duke i dërguar në spital. Të paktën 25 prej tyre janë helmuar, të tjerët do të kontrollohen”, tha ai/.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *