Rihanna bëhet nënë për herë të parë, kjo është gjinia e fëmijës

Rihanna dhe A$AP Rocky janë zyrtarisht prindëror, pasi që kanë pritur ardhjen në këtë botë të një djali.
Ky është fëmija i parë i këtij çifti – teksa media e njohur amerikane TMZ tregon se realisht djali ka ardhur në jetë më 13 maj, pra të premten e kaluar, në Los Angeles – por që ende nuk e kanë emëruar fëmijën.
Herën e fundit që u pa Rihanna ishte 9 maji në Los Angeles gjatë ditës së Nënës kur ajo dhe Rocky darkuan të Girogio Baldi.
Rihanna vazhdimisht ka treguar se është në formë gjatë shtatzënisë… duke veshur veshje të ndryshme ku shfaqnin stomakun e saj të fryrë. /Express/