Donaldi i bën ‘këngë’ të re Borës, ku i shpreh gjithë dashurinë/ Një ditë do martohesh me mua!

Semi Jaupaj i surprizoi të gjithë duke u shfaqur ditën e djeshme krah aktorit në rrjetet sociale. Mbrëmjen e sotme ajo është e ftuara e radhës në “Më lër të flas”. Dhe sikurse pritej i tha të gjitha. Fillimisht ajo zbuloi se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.Donaldi: E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.Romeo:

Si është raporti mes jush? Semi: As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm më shkruante.Donaldi: A u gëzove që nuk fitova? Semi: U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo. Mes të tjerash Semi pranoi se “Mos u kthe ishte dedikim për Donaldin dhe Borën dhe se Ylli Limani e ktheu në këngë historinë e tyre.Donaldi: Kam dëgjuar se ajo kënga ka qenë për mua. Si ndodhi? Semi:

Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim. Donaldi i tha se ka shkruar versioni tjetër të këngës ku përmendte martesën me Borën.Donaldi: Unë kam shkruar versionin tim: “Nxirri krejt në tavolinë, krejt të mirat që m’i din, kurrgjo mrena mos të rij. Emrin tim thuje sot, jepi ti bërtite fort, e di që më do më së shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gzu që je këtu. E mos u nxeh, mos u mërzit për dy komente të këqija. Mos u nxeh se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet. Para syve t’botës pashë, më të bukur nuk e di a ka, si mund të jesh me kaq fat. Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatoo aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu se je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën: A si qenka dashuria, se jemi dy nga labëria.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.