“Janë të bërë për njëri-tjetrin”, qytetarët komentojnë ribashkimin e Borës me Donaldin

Ata u panë sërish së bashku, dhe kësaj radhe në Kosovë, pas krisjes së marrëdhënieve mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj gjatë kohës sa ky i fundit ishte në Big Brother VIP, duket se gjërat sërish kanë ndryshuar.

Bora mesa duket e ka tejkaluar mërinë me Donaldin pas aferës që ky i fundit pati me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Së fundmi, çifti janë parë së bashku në një event në Kosovë, ndërsa ende asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për “ribashkimin e tyre”.

Këtë javë, në rubrikën ‘VoxPop’ të emisionit ‘Mirage’, jane pyetur qytetarët lidhur me ribashkimin e dyshes më të famshme të kohëve të fundit në trojet shqiptare.

Se si e shohin qytetarët ribashkimin e tyre dhe “faljen e tradhëtisë” nga Bora, dëgjoni materialin në vazhdim me përgjigje interesante. /Lajmi.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.