Semi ia thotë troç Donaldit: U gëzova që nuk e fitove Big Brotherin

Semi Jaupaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e vëllezërve Veshaj.
Këngëtarja dhe Donaldi kanë lënë pas hatërmbetjet që u krijuan pas romancës që ky i fundit nisi me Beatrix Ramosaj.
Semi tha se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Ndërkohë ajo iu përgjigj dhe pyetjes ‘A u gëzua që nuk fitoi Donaldi?’ “U gëzova që nuk fitove ti.
Nuk është se manifestova shumë fituesin por u gëzova që nuk fitove ti.
Mund ta kishte fituar kush të donte, dhe ai kameramani, dhe vetëm ti jo.”, tha Semi.
Kujtojmë që rregullimi i raportit mes dy ish banorëve të BBV vjen në një kohë kur Donaldi dhe Bora përfliten se janë rikthyer bashkë.