Nuk ka fat në dashuri/ Blero ndahet nga gruaja e dyte tre vite pas martese

Përgjatë kësaj jave, ndjekësit kanë pikasur disa veprime që tregojnë se mes këngëtarit Blero Muharremi dhe modeles Afrona Dika ka një krisje në martesë.Dyshja, të cilët kanë afro tre vite që janë martuar, janë ndarë. Këto lajme i kanë konfirmuar burime për Prive. Mësohet se problemet në lidhje janë të kahershme për shkak të distancës mes Bleros dhe modeles.Këngëtari nuk është zhvendosur në Zvicër, ku Afrona jeton prej vitesh, gjë që ka shkaktuar një krizë mes tyre. Blero ka qenë për herë të fundit në Zvicër rreth dy muaj më parë.Ndërkohë, dyshja ka refuzuar që të japë një koment.

Megjithatë, fansat shpresojnë që çifti ta gjejë sërish gjuhën e përbashkët dhe të rikthehen.Kujtojmë që dyshja organizoi një dasmë madhështore në shtator të 2019-ës me shumë të ftuar VIP. Kjo nuk është hera e parë që Blero i jep fund martesës.Para se të martohej me Afronën, Blero i dha fund martesës me Teuta Krasniqin. Sipas mediave, arsyeja kryesore që solli divorcin ishte tradhtia.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *