Sa njerez pa shpirt/ Dy motrave iu merret jeta nga të afërmit e tyre për punë nderi

Të detyruara të martoheshin me kushërinjtë e tyre, të akuzuara në Pakistan për mashtrim, pas paraqitjes së kërkesës për divorc.Dy motra pakistanezo-spanjolle të moshës 21 dhe 24 vjeçe iu mor jeta nga vjehërrit dhe anëtarët e tjerë të familjes në provincën lindore pakistaneze të Punjabit për shkak të kërkesës për divorc nga burrat e tyre, pas martesave të detyruara.Aneesa dhe Arooj Abbas u rrahën dhe më pas u goditën në fshatin Nathia, në rrethin Gujrat.

Nuaman Hussain, një zëdhënës i policisë lokale, tha se të dyja motrat dhe nëna e tyre ishin kthyer nga Spanja më 19 maj.Sipas tij, të rejat ishin martuar me kushërinjtë e tyre një vit më parë dhe tani dëshironin të divorcoheshin për t’u martuar me dëshirën e tyre në Evropë.Policia shpjegoi se dy motrat dyshohet se u goditën për “nder”, një praktikë brutale, ku një grua i merret jeta për çnderim të familjes së saj.Azra Bibi, nëna e viktimave, tha se ajo ishte mbajtur larg vendit të ngjarjes. Megjithatë, ajo nuk ka bërë denoncim për ngjarjen në fjalë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *