Pique dhe Shakira nuk u martuan kurrë, cila është arsyeja?

Thashethemet për një krizë në marrëdhëniet mes Shakirës dhe Gerard Pique janë forcuar ditët e fundit, madje është spekuluar se këngëtarja kishte kapur futbollistin e Barcelonës me një femër tjetër dhe se ndarja e tyre do të ndodhte, po ashtu flitet se Pique tashmë jeton në banesën e tij të beqarisë.

El Periódico publikoi dje ekskluzivitetin për momentin e keq të dyshuar që po kalon çifti, e po kjo media ka dhënë detaje për gruan me të cilën Pique ka pasur lidhje.


Sipas Piques, pse nuk është martuar me Shakirën?

Mes gjithë këtyre informacioneve që kanë dalë orët e fundit, një nga pyetjet që po bëjnë fansat e këngëtares dhe futbollistit është se pse ata nuk u martuan kurrë, gjë që është pyetur vazhdimisht për të dy.

Përkundër faktit se Pique nuk i është shmangur asnjëherë kësaj teme, rasti më i fundit që ai foli se pse nuk është martuar me Shakira ishte gjatë një interviste me ish-futbollistin dhe ish-bashkëlojtarin e Manchester United, Gary Neville.

“Unë lexova një deklaratë të saj ku ajo tha diçka sikur nuk do të martohej dhe ju vazhdoni ta shihni atë si një frut të ndaluar për t’ju mbajtur në këmbë”, i tha Neville mbrojtësit të Barcelonës.

Gerard iu përgjigj Nevilit: “Po, është mentaliteti i saj, më pëlqen si jemi tani, si funksionojmë si çift dhe nuk e ndjejmë nevojën për t’u martuar”.

Madje Neville la të kuptohej se vërtet Pique i kishte propozuar martesë kolumbianes, por ajo nuk pranoi, gjë që spanjolli iu përgjigj ashpër: “Jo, jo, jo,  kështu ka qenë, nuk kam asnjë problem, por nuk është kështu”, transmeton Insajderi.

Cili është versioni i Shakirës për martesën me Pique?

Shakira ka folur hapur edhe për arsyet e saj për të mos u martuar me spanjollin, duke rrëfyer se është e tmerruar nga ideja e martesës, plus që nuk dëshiron të ndalet së qeni e dëshiruar nga Pique.

“Ideja e martesës më tremb, nuk dua që ai të mos më shohë më si vajzën e tij.

Është si ai fruti i ndaluar, preferoj ta mbaj të vëmendshëm dhe ta lë të mendojë se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, kolumbianja tha vite më parë në një intervistë për podcast Planet Weird.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *