Pas gjithë përplasjeve virtuale me Noizyn, Don Xhoni bën veprimin e papritur ndaj tij

Nga gjithë përplasjet virtuale mes reperave shqiptarë, ajo mes Noizy dhe Don Xhon është një ndër më të komentuarat.
Raporti mes tyre prej kohësh është i tensionuar e jo rrallëherë përmes rrjeteve sociale kanë ironizuar njëri-tjetrin.
Mirëpo duket se për “hatër” të shoqërisë, Don Xhon ka bërë përjashtime.
Pak ditë më parë Noizy solli këngën e tij më të re në bashkëpunim me Loredanën.
Kjo e fundit është një mikeshë shumë e mirë e Don Xhonit me të cilin ka po ashtu një bashkëpunim.
E për të mbështetur Loredanën, Don Xhon ka publikuar në Instatory-n e tij këngën e saj të re, pavarësisht faktit që pjesë e projektit është edhe Noizy.
Gjithsesi, reperi është kujdesur që të publikojë disa rreshta të kënduar vetëm nga Loredana, e cila e ka ri-postuar më pas në Instastory-n e saj.
Shiko videon: