Andi Artani pjesë e Big Brother? Tregon edhe arsyen pse Olsa i bëri ‘unfollow’

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “gjesi” në T7.
Andi është mjaft i komentuar si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe nëpër media rozë, lidhur me jetën e tij private dhe thashethemet me këngëtaren, Diona Fona dhe raportet me autoren e emisionit që ai ishte pjesë, Olsa Muhametin.
Ai në emisionin “gjesi” tregoi se ka refuzuar ftesën për reality-show e ri “Kepi i Tundimit” i cili do të transmetohet së shpejti.
Ndër të tjera, ai përmendi edhe ftesat nga emisionet e huaja të këtij lloji si “Love Island” dhe “Wild Love”, të cilat po ashtu i kishte refuzuar para disa kohësh.
Lidhur me ketë, u zbulua se Olsa e kishte hequr nga lista e ndjekësve Andin në rrjetin social “Instagram”.
Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë:
Shiko videon: