10 shenjat që tregojnë se dikush ka kaluar një fëmijëri të vështirë me prindër toksikë

Kërkesa për shërbimet e psikoterapistëve vazhdon të rritet çdo vit. Për fat të keq jo çdo person ka fatin të lindë me prindër që ngjajnë me personazhet e librave ku ka familje të lumtura. Në realitet ka nëna dhe baballarë që i kritikojnë, tallen me fëmijët e tyre, i injorojnë ose i krahasojnë me motrat dhe vëllezërit e tjerë.

Më poshtë ne do t’ju tregojmë disa nga shenjat që tregojnë nëse një person ka patur një fëmijëri jo aq të thjeshtë.

1. Fëmijët e rritur në një mjedis toksik nuk e dinë se çfarë është kujdesi për veten. Kjo pasi interesat e prindërve të tyre kanë qenë gjithmonë prioritet. Kjo është arsyeja pse veprimet e thjeshta të kolegëve të tyre, si psh, marrja e një pushimi në rast se nuk ndihet mirë, i habit dhe ju duket e jashtëzakonshme.

2.Prindërit që janë tepër protektivë pëlqejnë që t’i mbajnë fëmijët të ngjitur pas vetes. Atyre nuk ju intereson se fëmija në fakt është rritur dhe justifikojnë këtë lloj kontrolli duke thënë se është thjesht shqetësim. Një fëmijë i rritur nga prindër të tillë nuk do të donte të dëgjonte fraza si “është për të mirën tënde”. “e bëj se të dua shumë” apo “kam frikë të të humbas ndaj e bëj”.

3. Zakoni i prindërve toksikë për të konkurruar me fëmijët e tyre krijon pasardhës që mund të kenë realisht probleme për të patur arritje në jetën e tyre dhe që e shohin veten si aspak tërheqës. Për shembull, një nënë mund të minojë arritjet e fëmijës sa herë krahason pamjen e tyre me të sajën.

4. Fëmijët që janë mësuar vazhdimisht të kënaqin prindërit e tyre me çdo kusht e kanë të vështirë të vendosin kufij . Për më tepër, ata shpesh i quajnë prindërit e tyre “miqtë më të mirë” dhe madje fillojnë të kujdesen për ta si për fëmijët e vegjël.

5. Njerëzit me një fëmijëri të vështirë shpesh vuajnë nga vetëbesimi i ulët dhe fajësojnë veten për gjithçka. Madje kërkojnë falje për gabimet e bëra nga të tjerët. Dhe e gjitha kjo sepse kur kanë qenë fëmijë ata fajësoheshin për gjithçka, edhe psh. kur prindërit e tyre s’ishin në humor.

6. Shumica e fëmijëve të prindërve toksikë rriten pa e ditur se çfarë është dashuria. Atyre u duket se duhet të sakrifikojnë vazhdimisht veten dhe të heqin dorë nga dëshirat e tyre. Fëmijët që dikur qortoheshin për çdo iniciativë kthehen në të rritur që ndihen të pafuqishëm në këtë “botë të frikshme plot vështirësi”. Kështu ata e kanë të vështirë të fitojnë pavarësinë nga prindërit e tyre.

7. Shpesh, fëmijët adoptojnë zakonet e prindërve të tyre ndaj trupit, moshës dhe peshës së tyre. Me fjalë të tjera, nëse një nënë e qortonte veten se ishte mbipeshë dhe ishte e sigurt se problemet e saj me të tjerët do të zhdukeshin sapo të humbiste peshë, vajza e saj do të jetë e sigurt se një person mund të dashurohet me të vetëm nëse është tërheqëse.

8. Disa familje shfaqin një konkurrencë të vërtetë midis fëmijëve të tyre për t’i bërë ata të luftojnë për dashurinë e prindërve. Në të njëjtën kohë, një nga fëmijët shpallet “fëmija i artë” ndërsa tjetri “një humbës”. Ndjekja e kësaj metode çon në një situatë kur fëmijët e rritur nuk arrijnë të krijojnë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.

9. Një fëmijë i rritur në një familje toksike mund të vuajë nga vetëbesimi i ulët dhe të lidhet tmerrësisht me njerëzit e tjerë: prindërit, bashkëshortin ose fëmijët. Këta njerëz të rritur nuk arrijnë dot pastaj ta imagjinojnë veten pa të afërmit e tyre apo pa partnerin. Kështu ndarja, ndarja nga jeta ose thjesht dëshira e një familjari për të shkuar dhe për të jetuar në qytet tjerër, duket si një tragjedi e padurueshme dhe perceptohet si një tradhti.

10. Ndërsa një fëmijë rritet, në mënyrë të pashmangshme bën gabime. Çështja është se në një familje toksike, çdo gabim nga një fëmijë perceptohet si fundi i botës, sepse fëmijët e përsosur nuk sillen në këtë mënyrë. Si rezultat, fëmija që maturohet vazhdon të qortojë veten për çdo veprim të gabuar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.