Arjan Konomi bëhet për spital

Opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, ka shokuar ndjekësit me postimin e fundit.
Duke publikuar një video, ai tregoi që ka pësuar një aksident.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it.
Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çfarë t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye”, tha ai ku shihej i shtrirë në spital./Indeksonline/