Beatrix Ramosaj ironizon Donald Veshajn: Pres princin origjinal, jo…

Beatrix Ramosaj ka ironizuar Donald Veshajn, duke ‘rihapur edhe një herë llogaritë’ me ish-të dashurin e saj.

Dyshja që u ndanë vetëm një ditë pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’ nuk sqaruan asnjëherë se çfarë ndodhi mes tyre, megjithatë këngëtarja thotë se po pret princin e vërtetë dhe jo atë ‘nga Vlora’.

Në një video të publikuar nga ajo në Instagram, Beatrix shfaqet në rolin e ‘Borëbardhës’ që vjen ta shpëtojë një princ.

“Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, -thuhet në video, ironi ndaj Donaldit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale, menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj.

Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj, ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka deikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo, bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati, në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë, ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.

Pak javë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit./Panoramaplus.al/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.