Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të njohura në tregun tonë muzikorë.

Pas shumë vitesh në skenë, Dafina numëron një numër të madh fansash, përpos adhuruesve të muzikës së saj , këngëtarja shpeshherë është komentuar në rrjet për ndërhyrjet e saj plastike, dy ditë më parë, këngëtarja nga Kosova postoi disa selfie ku dukej pa make-up.

Të shumtë kanë qenë komentuesit në seksionin e komenteve të cilët kanë shpërthyer në “ofendime”, duke vënë në pah se ajo ka bërë buzët operacion.

Siç duket këto komente i kanë bërë përshtypje edhe Dafinës, e cila gjatë ditës së sotme ka reaguar me anë të një videoje ne Instagram.

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha, komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua, bul.lizues,  Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj, kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks dhe filler, ejani të flisni me mua.

Fytyra ime Filtri im  Jeta ime Shikoni tuajën Faleminderit,” shkruan Dafina krahas videos.

Ju kujtojmë që disa kohë më parë e ftuar speciale në “Why Not”, Dafina ka folur për presionin që i duhet të kalojë, ajo u shpreh se një ditë do ti kuptojnë gabimet e tyre por iu duhet kohë të kuptojnë dhe vetveten e tyre.

“Është një lloj presioni edhe pse varet se si ke kaluar ditën, por më shumë më vjen keq për ta sepse disa njerëz kanë nevojë për kohë për të njohur vetveten, nuk i marrë shumë afër zemrës sepse vjen dita që i kuptojnë gabimet e veta dhe… është pjesë e karrierës besoj”- tregoi artistja./Panoramaplus.al/

Shiko videon: