Sara i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të ndjekësve dhe dikush e pyeti nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit.

“Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”, është përgjigjur ajo karah një fotoje së bashku me reperin.

Një tjetër ndjekës e akuzon se e ndjek Ledrin nga pak dhe e pyet nëse është toksike.

“Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”

“Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare.

Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt, dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje”, i përgjigjet Sara.