Reperi kosovar, Getinjo, ka bërë një kërkesë të çuditshme për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai publikisht i kërkoi Kurtit që të ndërmarr diçka për personat që po shahen në “Tok-Tok”.

Sipas tij, kjo veprim do t’i shpëtonte shumë njerëz.

“albinkurti Po te lus publikisht me nderrmarr diqka per njerzit qe po sh.ahen ne aplikacionin “TikTok”, beso qe ki me i shpetu shum njerez se qka jem tu bon a si popull aty eshte turpi i botes”, shkroi reperi./Indeksonline/