Kështu duket trupi i Rihanës pas lindjes së djalit

Rihanna ka bërë daljen e parë publike që prej lindjes së djalit në maj.
Këngëtarja mori pjesë në festivalin muzikor Wireless për të mbështetur të dashurin e saj, ASAP Rocky, duke i qëndruar besnike stilit të saj, ajo shihej e veshur krejt në të zeza.
Rihanna ende nuk ka treguar për publikun se çfarë emri ka zgjedhur për vogëlushin, ajo dhe reperi kanë zbuluar emrin vetëm për të afërmit e tyre, tha një burim.
Kujtojmë që Rihanna ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë shtatzënisë./abcnews.al/