Raporti me Trixën, Beniada rrëfen shumëçka

Modelja, Beniada Nishani, ka folur së fundmi për raportet me disa nga ish banorët e “Big Brother VIP”, duke sqaruar edhe disa deklarata të saj.
Disa ditë në parë Beniada iu drejtoi ndjekësve të saj pyetjen: Çfarë ju bën të lumtur?, ku njëri nga ata ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.
E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e modeles e cila ka “ironizuar” dyshen duke i thënë ndjekësit të flejë rehat.
“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja, futja gjumit, flej rehat,” është shprehur Beniada duke qeshur.
Deklarata e saj mori shumë reagime nga fansat të cilët e kritikuan se nuk e mbështeti Beatrixën, me të cilën ka dhe një raport shoqëror, raportin me këngëtaren e konfirmoi vetë Beniada në një intervistë sot në “Abc-në e Pasdites”, ku ndër të tjera sqaroi situatën.
“Kjo është diçka që është keqkuptuar, më kanë vënë kundër Beatrix, unë kam raport shumë të mirë me të kemi lënë edhe të takohemi, mua më pyetën për lidhjen e tyre dhe unë thashë që ti lënë rehat, s’kishte lidhje me Borën.”, u shpreh ajo.