Nisen për pushime në Sarandë, familja përjeton tmerr!

Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq dhe është shkrumbuar plotësisht.
Drejtuesi i mjetit, Sabah Shera 43 vjeç ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Sarandës me të shoqen dhe dy fëmijët 8 dhe 11 vjeç. Vetëm 300m në të dalë të tunelit të rrugës Kardhiq – Delvinë mjeti i tyre është përfshirë fillimisht nga tymi e më pas nga flakët. Ata kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti edhe me ndihmën e kushërinjve të tyre që udhëtonin me një tjetër mjet.
Bashkëshortja e 43 vjeçarit tha se jetuan momente tmerri dhe se ishin të lehtësuar që kishin shpëtuar jetën.
Ekipet zjarrfikëse që mbërritën për të shuar zjarrin ja kanë dalë vetëm të neutralizojnë flakët ndërsa mjeti është djegur plotësisht.
Qarkullimi u bllokua për rreth 30 minuta ndërsa është çelur një hetim. Autoritetet dyshojnë se aksidenti ishte i lidhur me gjendjen teknike të mjetit.