Reagon Kida pasi u kap mat me të dashurin nga Dubai

Derisa fotot e saj që nga dje po bëjnë xhiron e rrjetit, artistja shqiptare Kida ka reaguar në mënyrë indirekte.
Ajo ka postuar një foto në Instagram ku mori vëmendje me përshkrimin e saj.
“Unë në të vërtetë, duke punuar dhe mos u ndalur kurrë“, ka shkruar ajo.
Artistja si duket ka dashur tu shpëtoj zërave dhe të tregojë se është e fiksuar vetëm te puna.
Zërat se Kida është në një lidhje dashurie me një moshatar të saj që jeton në Dubai kanë kohë që qarkullojnë.
Së fundmi, artistja nga Kosova është fotografuar duke shijuar pushimet në Ulqin bashkë me Ajbin, djalin që i ka vjedhur zemrën.
Ata shihen tek qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe duke takuar disa miq teksa vihet re edhe një ngjashmëri e madhe mes të dashurit të këngëtares dhe Butrint Imerit.
Megjithatë, deri tani nuk kemi një konfirmim zyrtarë nga palët.
Shiko foton: