Donald Trump shokon me pamjen e tij, shfaqet pa pikë grimi në fytyrë

Disa foto të Donald Trump kanë bërë xhiron në rrjete sociale së fundmi.

Ai u pa në turneun LIV Golf totalisht pa grim.


Paraqitja e tij e rallë pa grim ka bërë që fotot e tij të bëhen virale kudo.

Ai u pa në klubin e tij të golfit në Bedminster dhe shfaqej i veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të zezë dhe një kapelë në kokë.

Trump dukej ndryshe! Lëkura e tij nuk kishte më ngjyrën që ka patur më parë si dhe rrudhat dalloheshin goxha.

Përdoruesit e “Twitter” nuk kanë lënë aspak mangët edhe komentet epike.

“Trump pa grimin e tij duket si një person krejtësisht tjetër”, shkroi dikush.

Kujtojmë që më herët, Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.

Në një deklaratë në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump e kujtoi ish-gruan e tij, Ivanën si një “grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”.

Shiko foton:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *